Inflacioni ka mbetur në nivele veçanërisht të larta edhe në korrik në Greqi, ndonëse është ulur me gjysëm pike në 11.6% nga 12.1% në qershor.
Të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave ELSTAT regjistrojnë rritje të çmimeve, veçanërisht në energji dhe karburante, por edhe në artikujt ushqimorë, për muajin korrik në baza vjetore.
Konkretisht në krahasim me korrikun e një viti më parë, kemi rritje të çmimit të gazit natyror me 178.9%, naftës për ngrohje 65.1%, energjisë elektrike 55.8%, karburanteve dhe lubrifikantëve 33% dhe lëndëve djegëse të ngurta 9%.
Por edhe në çmimet e të ashtuquajturës “shportë ushqimore ”, janë rritur çmimet në vaj dhe yndyrna 27.3%, bukë dhe drithëra 16.7%, mish 16.7%, bulmet dhe vezë 16.4%, perime 13.4%, kafe – kakao – çaj 11.4%, ushqime të tjera 9.3%.
Gjithashtu, rritje çmimesh janë shënuar në një gamë shumë të gjerë produktesh dhe shërbimesh ,veçanërisht në paketën e pushimeve dhe argëtimit dhe kryesisht në: transportin e udhëtarëve me avion 62.3%, transportin e udhëtarëve me taksi 32.9%, me anije 25.4%, hotelet 20%, makinat e përdorura 15.9%, të rejat 12.4%.
Por edhe në periudhën korrik-qershor të këtij viti, rritje të çmimevenga 1.2=3% ka patur edhe në artikujt ushqimorë, me përjashtim të frutave të freskëta që kanë ulje 17,5%, tek qumështi i freskët, mishi i shpendëve ,vaji i ullirit ,kafeja,perimet e konservuara ose të përpunuara ,mishi i viçit , buka dhe drithërat.
Në sektorin e energjisë çmimet ranë tek energjia elektrike me 8.6% dhe tek karburantet me 5.8% ku për herë të parë pas shumë javësh benzina është ulur nën 2 euro për litër, ndërsa edhe nafta për makina blihet mesatarisht 1.72 euro për litër.
Prej sot dhe nesër gjithë qytetarët greke me të ardhura nga 30.000-45.000 euro në vit do të marrin paketën e dytë të ndihmës në karburante nga 45-100 euro në varësi të mjetit dhe vendbanimit./TCH/