GostivarLajme

Gostivar, 20 pacientë të hospitalizuar nga Covid – 19

Kontaktet e shtuara, grumbullimi masiv i popullatës, organizimet e shumta të koncerteve e dasmave në këtë periudhë të vitit, kanë rritur edhe numrin e njerëzve të infektuar me koronavirus. Konstatimi vjen nga mjekët e repartit infektiv në Gostivar që bëjn me dije se ditëve të fundit janë shumfishuar kontrollet mjekësore. Enes Memedi, mjek infektolog në repartin infektiv të Gostivarit, bën me dije se aktualisht në repartin infektiv në Gostivar, janë të hospitalizuar rreth njëzet pacientë me koronavirus, njëri nga të cilët në gjendje më të rënduar shëndestësore.

“Momentalisht në repartin infektiv kemi hospitalizuar rreth 20 pacientë të cilët kanë nevojë për oksigjeno terapi, ndërsa mbrenda ditës kemi afërsisht 50 pacientë të cilët rezultojnë pozitiv me anë të testeve të shpejta. Në krahasim me periudhën e mëparshme, tani kemi rritje permanente të numrit të pacientëve të cilët rezultojnë pozitiv me COVID 19, gjegjësisht varianti omicron i cili është paksa më i lehtë se variantet e tjera” , thotë Memedi.

Memedi kërkon nga popullata të mos e neglizhojnë vaksinimin kundrejt koronavirusit, sepse pacientët e pavaksinuar vuajnë më shumë nga koronavirusi, në krahasim me pacientët që janë të vaksinuar.

” Pacientët të cilët janë të pa vaksinuar janë ata të cilët më së shumti i ndjenë simptomat, por meqë tani shumica janë të vaksinuar, ndryshe nga periudha e mëparshme, të cilët arrinin në gjendje shumë të rëndë dhe na eksitonin, sidoqoftë, edhe tani ata të cilët vijnë të pa vaksinuar arrijmë ti mjekojmë” , deklaron Memedi. Mjeku infektolog kërkon kujdes të shtuar nga qytetarët për periudhën e ardhëshme sepse koronavirusi nuk është zhdukur.

“Apeli im është që popullata të jenë vigjilent , ti respektojnë rregullat, të mbahet maska, të ruhet distanca, të kujdesen për higjienin, duke ua bërë të ditur që COVID 19 nuk është zhdukur. Ndëgjoj rëndomtë mes njerëzish duke u ankuar se, përse na duhen këto masa dhe teste kur COVID 19 tashmë ka kaluar?! Unë nga eksperienca ime personale dhe si rrjedhojë e bisedimeve mes mjekësh, kolegë, COVID 19 mbetet akoma një pikëpyetje nëse do të largohet plotësisht nga organizmi i njeriut ndonjëherë, tha mjeku infektolog Enes Memedi.

Ndryshe, në 24 orët e fundit nuk është raportuar asnjë vdekje nga koronavirusi në Gostivar.

Show More

Related Articles

Back to top button