BotaLajme

G7 i bën thirrje Rusisë që t’ia kthejë centralin nuklear Ukrainës

Shtetet e G7 kanë dënuar okupimin rus të centralit nuklear energjetik të Zaporizhzhias dhe i kanë bërë thirrje Moskës që t’ia kthejë centralin plotësisht Ukrainës, raporton BBC.

“Stafi ukrainas që po punon në central duhet të kryejë detyrat pa u rrezikuar dhe pa presion. Kontrolli i centralit nga Rusia po e rrezikon rajonin. Federata Ruse duhet të tërheqë menjëherë trupat nga kufiri i Ukrainës i njohur ndërkombëtarësisht dhe të respektojë territorin e sovranitetin e Ukrainës.

Ministrat e jashtëm të shteteve të G7 kanë thënë se janë të shqetësuar nga rreziku serioz që po paraqet veprimi i Rusisë në centralin e Zaporizhzhias.

“Veprimet e forcave të armatosura të Rusisë po rrisin dukshëm rrezikun e një aksidenti nuklear apo incident dhe rrezikojnë popullin e Ukrainës, shteteve fqinje dhe komunitetit ndërkombëtar”, thuhet në deklaratë.

© KOHA

Show More

Related Articles

Back to top button