LajmeMaqedoni

EShR: Buxheti i Maqedonisë për 23 milionë euro më “i varfër”! Edhe përskaj masave, mbi 17 mijë punëtorë janë larguar nga puna

Buxheti ka mbetur më “i varfër” për rreth 23 milionë euro, si rezultat i masave për mbështetje financiare të kompanive gjatë krizës me Kovid-19. Këtë e tregoi raporti i fundit i Entit për Revizion, në të cilin thuhet se kompanitë kanë kthyer vetëm 29% të parave që i kanë marrë si subvencione gjatë krizës. Revizorët kanë konstatuar se mangësi në të gjithë këtë situatë është se nuk ishte paraparë mënyra e kontrollit dhe kthimit të mjeteve të ndara financiare.

“Punëdhënësit dhe personat fizikë shfrytëzues të masave për subvencionimin e kontributeve dhe pagesën e rrogave, kanë kthyer më pak mjete në Buxhetin në vlerë prej 988.307.000 denarëve. Në mënyrë shtesë, ekziston rrezik që subjektet juridike që nuk i kanë përmbushur kushtet, mos t’i kthejnë mjetet në vlerë prej 448.698.000 denarëve. Gjendjet e përmendura shkaktojnë të ardhura të reduktuara buxhetore në vlerë të përgjithshme rreth 23 milionë euro“, thonë nga Enti Shtetëror për Revizion.

Pavarësisht se Qeveria kompanive u jepte ndihmë financiare me qëllim që mos t’i largojnë punëtorët, megjithatë revizioni ka treguar se shumë të punësuar kanë humbur vendet e tyre të punës. 

Show More

Related Articles

Back to top button