Një tërmet i madh me manjitudë 6.7 është regjistruar afër Zelandës së Re dhe Australisë, duke ndezur frikën e një tsunami. Lëkundja e frikshme e tokës ndodhi në rajonin e ishujve Macquarie në jug të Oqeanit paqësor. Sipas institutit amerikan gjeologjik, tërmeti, për të cilin u tha fillimisht se ishte i manjitudës 7.3, u regjistrua në një thellësi prej 10 km. Tërmeti fillimisht ndezi frikën për tsunami, por sistemi paralajmërues amerikan tha se nuk kishte një rrezik të tillë. Kjo vjen ndërsa Uellingtoni në zelandën e re u prek gjatë fundjavës së shkuar nga një tërmet me manjitudë 4.7. Zona është relativisht e ekspozuar ndaj tërmeteve apo vullkaneve. Ngjarja më e fundit e rëndë në Zelandën e re i takon 2019-ës, kur një shpërthim i frikshëm vullkanik i mori jetën gjashtë personave. Një shpërthim i madh në Ishullin Uajt, bëri që të ngriheshin re të stërmëdha tymi dhe hiri në zonë duke shkaktuar jo pak probleme.
Read Next
2 days ago
Limani: Për pesë muaj kemi përfunduar shtatë rrugë dhe dy linja të reja të kanalizimit fekal
2 days ago
Limani: Në vitin 2025 Gostivari do të ketë investime prej mbi 10 milionë euro
3 days ago
BE i bën thirrje Izraelit dhe Hezbollahut që të respektojnë marrëveshjen e armëpushimit
3 days ago
Sveçla: Sulmet ndaj institucioneve në veri janë shprehje e dëshpërimit të bandave kriminale me dirigjim nga Beogradi
3 days ago
Një zonjë nga Gostivari thotë se është mashtruar gjatë punës online, një person dyshohet se i ka marrë mbi 2200 euro
3 days ago
Hulumtimi për nevojat e të rinjve në rajonin e Pollogut: Mbi 76 përqind do të largoheshin nga vendi
3 days ago
Ish-kryeministri britanik, Johnson: Trupat tona të angazhohen në mbrojtjen e kufirit ukrainas në një armëpushim
3 days ago
15 viktima dhe dhjetëra të zhdukur nga përmbytjet në Uganda
3 days ago
Kurti për sulmin në Zveçan: Nuk ka individ e as struktura që janë më të fuqishme se Kosova
3 days ago