Në mbledhjen e qeverisë në Prishtinë ministri Murati tha se Kompania Kosovare e Transmetimit të Energjisë Elektrike (KOSTT) po kalon vështirësi financiare për shkak të obligimeve ndaj ENTSO-E për të vazhduar të jetë në të njëjtin bllok rregullator dhe të zbatojë kontratën që është në fuqi për dy vjet dhe tani është koha për të ecur përpara.
Ky vendim vjen në kohën e zbatimit të udhërrëfyesit për zbatimin e marrëveshjes energjetike ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës e arritur me ndërmjetësimin e BE. Në këtë kuadër, qeveria Kurti do të ndajë 40 mln Euro për pagesën e energjisë elektrike për komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.
Zyrtarë të institucioneve të sektorit energjetik në Prishtinë kanë thënë se kanë përmbushur pjesën e tyre të udhërrëfyesit, që është licencimi i kompanisë serbe, në këtë rast kompanisë “Elektrosever”, e cila do të furnizojë dhe ngarkojë energjinë elektrike në veri.
Hapi i radhës është dashur që kompania “Elektrosever” t’i sigurojë KEDS-it dhe KOSTT-it të dhënat më të fundit në dispozicion për konsumatorët në veri të Kosovës brenda shtatë ditëve. KOSTT thotë se ende nuk e kanë marrë këtë informacion.
Klan News