LajmeRajon

Greqi, skandali i përgjimeve prek kryeministrin

Qeveria greke e kryeministrit Kiriakos Mitsotakis është në qendër të vëmendjes pas konfirmimit të dyshimeve për përgjim të gazetarëve dhe të politikanëve të opozitës nga ana e shërbim sekret grek. Reporteri për çështjet financiare Thanasis Koukaqis ishte përgjuar kur në celularin e tij u identifikua prezenca e programit të përgjimit, të quajtur Predator.

Përpjekje për ta instaluar të njëjtën program janë vërejtur edhe në celularin e kreut të socialdemokratëve “Pasok”, partisë së tretë më të madhe në vend, Nikos Androlakis. Ai më vonë mësoi se celulari i tij kishte qenë i përgjuar më herët. Sipas shefit të shërbimit sekret grek Panajotis Kontoleon, përgjimin e kishin kërkuar shërbimet sekrete ukrainase dhe armene por dy ambasadorët e të dy vendeve e hodhën poshtë këtë pretendim.

Dy persona të kabinetit të Micotakisit por edhe shefi i shërbimit sekret tashmë kanë dhënë dorëheqje si rezultat i skandalit. Ata theksuan se kryeministri nuk ishte i informuar për përgjimet. Edhe qeveria greke nuk ka pranuar të ketë ndonjë lidhje me vendosjen e përgjuesve. Por, pas fitores në zgjedhje në vitin 2019, Mitsotakis, i pati marrë përsipër vetë kompetencat për shërbimin sekret.

Show More

Related Articles

Back to top button