BotaLajme

Mbretëria e Bashkuar dhe Danimarka ofrojnë mbështetje të mëtejshme për Ukrainën

Britania dhe Danimarka do të ofrojnë më shumë ndihmë financiare dhe ushtarake për Ukrainën, ndërsa ministrat europianë të mbrojtjes u takuan në Kopenhagen për të diskutuar mbështetjen afatgjatë për mbrojtjen e vendit kundër pushtimit rus, sipas The Guardian.

Britania, e cila tashmë ka dhuruar sisteme të avancuara të armëve për Ukrainën, tha se do të dërgonte më shumë sisteme raketash me shumë lëshime. Vendi gjithashtu tha se do të dhuronte një “numër të konsiderueshëm” raketash M31A1 të që mund të godasin objektiva deri në 80 km (50 milje) larg.

“Kjo ndihmë ushtarake do t’u mundësojë forcave të armatosura të Ukrainës që të vazhdojnë të mbrohen kundër agresionit rus dhe përdorimit pa kriter të artilerisë me rreze të gjatë,” tha në një deklaratë sekretari i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace.

“Mbështetja jonë e vazhdueshme po dërgon një mesazh shumë të qartë: Britania dhe komuniteti ndërkombëtar janë kundër kësaj lufte të paligjshme dhe do të qëndrojnë pranë Ukrainës, duke ofruar ndihmë ushtarake për Ukrainën për t’i ndihmuar ata të mbrohen kundër pushtimit rus.”

Danimarka do të rrisë ndihmën e saj financiare për Ukrainën me 110 milionë euro, tha kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, në një konferencë në Kopenhagen të organizuar nga Ukraina, Danimarka dhe Britania.

“Kjo është një luftë mbi vlerat mbi të cilat është ndërtuar Europa dhe bota e lirë. Sot ne rikonfirmojmë angazhimin tonë për të mbështetur Ukrainën.”

Show More

Related Articles

Back to top button