LajmeMaqedoni

“Qytetarët e Maqedonisë janë ndër njerëzit më të mllefosur në Evropë”

Qytetarët e Maqedonisë i përkasin grupit të njerëzve më të mllefosur në Evropë. Mllefi dhe revolta e tyre në bazë ditore janë mbi mesataren evropiane, përcjell TV21. Këtë e treguan rezultatet e Raportit më të ri të “Gallup Global Emotions”, në të cilin janë përfshirë 122 vende në periudhën nga viti 2021 deri në gjysmën e parë të vitit 2022.

Qytetarët e Maqedonisë me 26% të mllefit të akumuluar në bazë ditore u rreshtuan menjëherë pas Turqisë, ku mllefi është llogaritur në 48%. Pothuajse në të gjithë Evropën, mllefi në bazë ditore është nën 25%, kurse në Maqedoni ai është mbi këtë kufi, që e pozicionin vendin si lider në pjesën e popullit të mllefosur dhe të revoltuar. Si zakonisht, më pak të mllefosur janë finlandezët, pas tyre vijojnë estonezët, të ndjekur nga holandezët dhe portugezët.

Show More

Related Articles

Back to top button