Brenda parkut të madh të Gostivarit filluan punimet për ndërtimin e 675 metra katrorë park inkluziv, ku fëmijët, përfshirë ata me nevoja të veçanta, do të shoqërohen dhe do të luajnë së bashku.
Parku inkluziv social shtrohet me tartan për sigurinë e vizitorëve si dhe do të pajiset me lojëra dhe rekuizita të sigurta me standard të lartë.
Projekti vjen si rezultat i aplikimit me këtë projekt nga Komuna e Gostivarit në Byronë për Zhvillim Rajonal të Pollogut dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.