Kancelari gjerman, Olaf Scholz tha sot se sulmi rus ndaj Ukrainës është sfida më e madhe me të cilën përballet Gjermania dhe bota për momentin.
Scholz e tha këtë në një konferencë verore për shtyp që është bërë traditë e përvitshme nën paraardhësen Angela Merkel, raporton DW.
Ai njoftoi se Gjermania ka thyer traditën e saj të mos furnizimit me armë në zonat e konfliktit duke i dërguar tani ato në Ukrainë për ta ndihmuar atë të luftojë kundër forcave pushtuese ruse, “Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë në të ardhmen”.
Scholz ashpërsoi një deklaratë të mëparshme se pushtimi rus përfaqësonte një pikë kthese historike, duke thënë se veprimet e Moskës u kthyen në konceptet politike të shekullit të XIX-të të pushtimit agresiv të territorit “Ne në BE po i përgjigjemi agresionit rus me shumë unitet dhe solidaritet”.