LajmeMaqedoni

Rruga në Çarshinë e Vjetër të Shkupit e mori emrin “Ukshin Hoti”

Në Çarshinë e Shkupit sot u shpalos pllaka me emrin e ri të rrugës “Ukshin Hoti” që do të zëvendësojë emrin e rrugës “Llazar Tanev”.

“Kjo rrugë gjendet në një ndër vendet më të bukura e më të vjetra të Shkupit tonë dhe në zemër të Çairit- Çarshinë e vjetër. Emri i kësaj rruge do të mbajë gjallë kujtesën për ideologun vizionar të kauzës kombëtare, njeriun i cili jetën ia kushtoi Kosovës, ndërsa vdiq duke ëndërruar që ajo një ditë të bëhet shtet me demokraci siç e quante autentike!”, tha kreu i Komunës së Çairit Visar Ganiu.

Në zbulimin e pllakës me emrin e ri të rrugës “Ukshin Hoti” mori pjesë edhe motra e Ukshin Hotit, Myrvete Hoti, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, deputetë të zonës, përfaqësues të institucioneve, akademikë e qytetarë.

Pas përurimit të rrugës në bashkëpunim të Komunës së Çairit, Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës dhe Institutit për Trashëgimi Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, u hap edhe ekspozita “Bëje ose vdis!”, kushtuar jetës dhe veprës së Ukshin Hotit.

Show More

Related Articles

Back to top button