Adem Belliu, i afërmi i aktorit shqiptar Florind Belliu i cili humbi jetën në SHBA me bashkëshorten e tij disa ditë më parë, ka treguar detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë.
Në një intervistë ekskluzive për “Euronews Albania”, Ademi, i cili do shoqërojë trupat e tyre për në Shqipëri, u shpreh se sipas ekpertizës, Florindi dhe Ornela janë hedhur nga dritarja dhe kanë mbetur të vdekur në vend.
Ai theksoi se policia mori në pyetje një nga fëmijët që e pa ngjarjen dhe u tha autoriteteve se e ëma e kishte puthur, i kishte dhënë lamtumirën dhe më pas ishte hedhur.
“E vërteta sipas ekspertizave është që të dy janë hedhur nga dritarja dhe kanë vdekur në vend. Ekspertiza thotë që nuk ka pasur dhunë që të shtyjnë njëri-tjetrin. Është edhe fakti tjetër që fëmija 3 vjeç, pas 5 minutash që policia kishte mbërritur në katin e gjashtë, kishte pyetur fëmijë se fëmija po shikonte nga dritarja.
Fëmija kishte thënë që e ëma e kishte puthur, i kishte thënë mirupafshim dhe ishte hedhur nga dritarja. Policia ka nxjerrë ekspertizën dhe në document thotë, nuk ka shenjë që është përdorur forcë”, deklaroi Adem Balliu.
Ndërkohë, familjarët e Florind Belliut, kanë nisur mbledhjen e fondeve për marrjen e kujdestarisë së 2 fëmijëve të vegjël.
Anisela Zhupani, është personi që po ogranizon një GOFUNDME, i cili synon të grumbullojë një total prej 50 mijë dollarësh.