BotaLajme

Ministria Britanike e Mbrojtjes: Rusia humbi 8 aeroplanë luftarakë në sulmin e Krimesë

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar thotë se të paktën pesë aeroplanë luftarakë rus -bombardues Su-24 dhe tre me shumë funksione Su-30 janë shkatërruar ose dëmtuar rëndë nga shpërthimet në aeroportin e Krimesë.

Thuhet se shpërthimet janë shkaktuar pothuajse me siguri nga shpërthimi i një magazine municioni të pambikëqyrur dhe ende nuk dihet shkaku i vërtetë i shpërthimeve.

Zona qendrore e shpërndarjes së Saky pësoi dëme të rënda, por aeroporti ka të ngjarë të jetë ende funksional.

Humbja e tetë aeroplanëve luftarakë përfaqëson një pjesë më të vogël të flotës totale të tyre që ka në dispozicion Rusia.

Sidoqoftë, Saky u përdor kryesisht si bazë për aeroplanët e Flotës së Detit të Zi të Marinës Ruse.

Aftësia e aviacionit detar të flotës tani është dobësuar ndjeshëm. /Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button