LajmeMaqedoniRajon

Bisedë Osmani-Milkov: Bashkëpunimi mes Shkupit dhe Sofjes vazhdon në përputhje me Marrëveshjen e vitit 2017 dhe Protokollin ndërqeveritar

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka realizuar bisedë telefonike me ministrin e ri të Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Nikollaj Milkov. Nga MPJ njoftojnë se Osmani ka shprehur gatishmëri për vazhdimësi të bashkëpunimit të thelluar dypalësh, me qëllim të forcimit të miqësisë mes dy vendeve.

“Bashkëbiseduesit e riafirmuan angazhimin e tyre në mënyrë që edhe në periudhën vijuese të vazhdojë zhvillimi i bashkëpunimit në të gjitha sferat me interes të ndërsjellë, në përputhje me Marrëveshjen e Miqësisë së vitit 2017, si dhe Protokollin e Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar. Gjatë bisedës u fol edhe për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, me ç’rast u përshëndet fillimi i negociatave me BE-në dhe u theksua perspektiva evropiane për vendin, si interes i përbashkët jo vetëm i dy vendeve, por edhe i të gjithë rajonit dhe i vetë Unionit”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPJ-së.

Show More

Related Articles

Back to top button