Një kamion me ngarkesë gruri është aksidentuar mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku si pasojë është derdhur në rrugë një pjesë emadhe e grurit që mbante brenda. Si pasojë e aksidentit është krijuar trafik kilometrik në autostradë, që ka bllokuar qarkullimin e automjeteve të tjera, të cilat po lëvizin në rrugë dytësore.
Dyshohet se shoferi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.