LajmeRajon

Komuna e Prishtinës ndalon përdorimin e trotinetëve elektronikë

Trotinetëve elektronikë do t’u ndalohet qarkullimi në sheshet kryesore të qytetit si dhe në hapësirat ku ka shumë këmbësorë.

Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj.

Zogaj ka shkruar në Facebook se kjo masë është marrë deri në votimin e rregullores për trotinetë elektronikë.

“Me vendim të Kryetarit, kemi ndaluar qarkullimin e trotinetëve elektrik në sheshet e Prishtinës, dhe në vendet ku ka frekuentim të madh këmbësorësh! Kjo masë e domosdoshme është marrë deri në votimin e rregullores e cila është duke u punuar” shkroi Zogaj.

Show More

Related Articles

Back to top button