Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj më 15 dhe 16 gusht realizon vizitën e parë zyrtare në Kosovë.
Begaj do të takojë drejtuesit më të lartë të shtetit dhe të opozitës në Prishtinë.
Agjenda e vizitës së presidentit shqiptar përfshin takime me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, kryeparlamentarin Glauk Konjufca, takim me komandantin e KFOR-it dhe me ushtarët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në Kosovë.