
Manchester United po kërkon të forcojë skuadrën. Erik ten Hag ka pasur një fillim të vështirë në klub dhe pas ndeshjes kundër Brentford, holandezi e bëri të qartë se duhen përforcime.
“Duhet të kemi lojtarë të rinj dhe kemi nevojë për lojtarë cilësorë. Ne po përpiqemi t’i bindim ata të vijnë këtu”, tha ten Hag pas ndeshjes.
Sipas mediumit britanik, The Athletic, Manchester United po monitoron Jamie Vardy dhe po mendon të bëjë një përpjekje për të transferuar sulmuesin 35-vjeçar.
Jamie Vardy ka shënuar 133 gola në 272 ndeshje për Leicesterin në Premier League. Kontrata e tij me klubin skadon pas këtij sezoni.
/GazetaBlic Sport/