Me nderime të larta shtetërore, presidentja Vjosa Osmani e ka pritur sot presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj, në vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë.
Presidentët do të zhvillojnë një takim, pas së cilit do të bëjnë nderime para memorialit për Personat e Zhdukur. Më pas Osmani dhe Begaj do të mbajnë një konferencë për media.
Gjatë ditës, Begaj do të takohet me kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarin e Kuvendi të Kosovës, Glauk Konjufca si dhe me liderët e opozitës.
Agjenda:
E hënë, 15 gusht 2022
10:00-10:10 Ceremonia pritëse nga Sh. S. Dr. Vjosa Osmani – Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës.
10:10-10:15 Fotografimi i dy Presidentëve (para hyrjes kryesore të ndërtesës së presidencës) Nënshkrimi në librin e miqësisë nga Presidenti i Shqipërisë.
10:15-10:30 Takimi Tête-à-tête mes: Sh. S. Dr. Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës Sh. T. Z. Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë.
10:30-11:30 Takim me Presidenten e Republikës së Kosovës, Sh. S. Dr. Vjosa Osmani -Sadriu dhe delegacionin.
11:45 Nderime para memorialit për Personat e Zhdukur.
11:50-12:10 Deklaratë e përbashkët e dy Presidentëve.
12:15-12:55 Takim me Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Kosovës, Sh. T. Z. Glauk Konjufca.
13:00-13:10 Takimi Tête-à-tête mes: Sh.T. Z. Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë Sh.T. Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës.