E ardhmja e Nicolo Zaniolos është ende e paqartë, por në rast lamtumire – Jose Mourinho ka identifikuar tashmë pasuesin e tij dhe vije nga Real Madridi.
Roma e filloi me fitore edicionin e ri, duke mposhtur Salernitanan 1-0, por tregu i transferimeve është ende i hapur dhe nuk përjashtohen edhe disa prurje të reja.
Gjithmonë në qendër të merkatos së Giallorossëve është italiani, i cili është ende është në listën e Tottenhamit.
‘Spurs’ nuk i kanë paraqitur ende Romës ofertën e duhur, por nëse do të ofrojnë 50 milionë euro, klubi italian mund të lë numrin 22 të largohet.
Gjithsesi, ideja e Mourinhos do të ishte gjithmonë ta mbajë atë në kryeqytet dhe të vazhdojë me rinovimin në shtator. Megjithatë, në rast lamtumire, trajneri portugez e do transferimin e Marco Asensios.
Asensio mund të largohet nga Real Madridi deri në fund të merkatos së verës, duke qenë se tani është rezervë për Carlo Ancelottin.
Ndaj Roma mund të mendojë për një tjetër super goditje për të zëvendësuar Zaniolon, qëndrimi i të cilit në kryeqytet megjithatë mbetet prioritet. /Telegrafi/