LajmeSport

Përplasen trajnerët/ U desh ndërhyrja e stafeve për të ndarë Conte dhe Tuchel në derbin e Londrës

Derbi londinez mes Chelseat dhe Tottenham do të diskutohet më shumë për përplasjen mes dy trajnerëve, Thomas Tuchel dhe Antonio Conte me trajnerin italian nuk ngurroi të shfaqë dëshirën për të patur ai fjalën e fundit.
Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Instagram, trajneri i Tottenham postoi një foto të Tuchel duke festuar për golin e dytë të Chelsea pas shpinës së tij të shoqëruar me frazën: ‘Je me fat që nuk të pashë…një rrëzim do ta kishe merituar’ dhe me tre emocionet që qeshnin.
Ishte një frazë që i referohej momentit të dhënies së duarve mes trajnerëve që u shoqërua me tensione shumë të forta me Conten që nuk e pa në sy Tuchel, me gjermanin që nuk ia lëshoi dorën dhe për pak sa nuk e ktheu këtë përplasje në një ndeshje boksi në mes të Stamford bridge.
“Mendoja se në fund të ndeshjes kur i jep dorën tjetrit e sheh në sy-tha Tuchel-por Conte është e qartë që nuk mendon kështu. gjithsesi nuk ka asnjë problem, futbolli i ka edhe këto. jetohet me emocione dhe ne jemi dy trajnerë pasionale. Në fund të fundit unë u argëtova, mendoj se edhe ai u argëtua

Show More

Related Articles

Back to top button