GostivarLajme

Mbyllet “Shkolla Verore 2022” për nxënësit e shkollave fillore nga shkollat ​​e Gostivarit

Përmbyllja e manifestimit “Shkolla Verore 2022” u shënua me ekspozitë, demonstrime të asaj që u mësua dhe dhënien e certifikatave për pjesëmarrje në shkollë. Gjatë gjashtë javëve të kaluara, nxënësit e shkollave fillore nga komuna e Gostivarit kanë ndjekur kurse dhe kanë përcjellë programe nga disa fusha (muzikë, sport, arsim, art, teknologji) sipas një programi të përgatitur nga edukatorë profesionistë.

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, para ceremonisë së ndarjes së mirënjohjeve për vullnetarët, tha se të rinjtë nga shkollat e qytetit në ditët e kaluara u morrën me sport, mësim dhe rekreacion.

“Kjo ide e bashkëqytetarit tonë është realizuar për kënaqësinë e të gjithëve. Këtë herë doli se një ide e mirë e cila kërkon vullnet, e jo para. Këtë e treguan në vepër trajnerët dhe edukatorët që u angazhuan pa asnjë kompensim. Në këtë shkollë, sipas afiniteteve të tyre, fëmijët shprehën talentet që posedojnë dhe mësuan gjëra që nuk mund t’i ndjekin në arsimin e rregullt, tha Arben Taravari, kryetar i komunës së Gostivarit.

Në fillim të muajit korrik, kur filloi “Shkolla Verore 2022”, interesimin e tyre për këtë shkollë e shfaqën rreth 720 fëmijë dhe 30 instruktorë-edukatorë të profesioneve të ndryshme. Sipas planit, edukatoret i njohën fëmijët përmes 15 fushave tematike si: basketboll, futboll, shah, informatikë, arkitekturë për fëmijë, gjuhë të huaja, muzikë, këndim, lojë, kulturë arti, vizatim, etj.

Show More

Related Articles

Back to top button