LajmeRajon

Kosova i kërkon Shqipërisë të nënshkruajë një traktat të përbashkët të mbrojtjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar se ka ardhur koha që të nënshkruhet traktati me Shqipërinë për përgjigje të përbashkët në rast të kërcënimeve ndaj të dyja vendeve.

Këtë gjë Osmani e ka diskutuar gjatë takimit të sotëm me kolegun e saj shqiptar, Bajram Begaj, i cili mëngjesin e sotëm ka mbërritur për një vizitë zyrtare në Kosovë, ku është pritur me nderime të larta shtetërore.


“Është e rëndësishme që me Shqipërinë të kemi një traktat të mbrojtjes reciproke, siç e kemi diskutuar, me të cilin do të reagojmë reciprokisht në rast të kërcënimeve ndaj dy vendeve tona”, tha Osmani në konferencën e përbashkët për media me Begajn.

Sipas presidentit të Kosovës, kjo praktikë është “në përputhje me praktikat ndërkombëtare dhe aplikohet nga shumë vende”.

“Është koha që të ndërmerren hapat e nevojshëm në atë drejtim”, tha Osmani.

Show More

Related Articles

Back to top button