Lajme
Taravari viziton Komunën e Gjakovës
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari me ftesë nga kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardijan Gjini vizitoi qytetin e Gjakovës.
Në takimin midis dy kryetarëve të Gostivarit dhe Gjakovës u fol për përvojat e mira në aspektin ekonomik, arsimor dhe kulturor.
Kryetari Arben Taravari po ashtu vizitoi edhe Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gjakovë për të parë punën e personelit mjekësor të kësaj qendre.
“Uroj që ky takim të shërbejë edhe për afrim dhe vizita të ndërsjella të qytetarëve të Gjakovës dhe Gostivarit”, deklaroi kryetari Arben Taravari.