Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në kuadër të vizitës në Kosovë, sot do të takohet me liderët e partive opozitare.
Begaj do ta takojë të parin e PDK-së, Memli Krasniqin. Më pas, kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun. Pas tyre, edhe kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Më pas, Begaj do të vazhdojë rrugën për në Prizren, ku do të pritet nga i pari i kësaj komunes, Shaqir Totaj.
Begaj do të takohet edhe me partitë minoritare.
Presidenti i Shqipërisë do të takohet edhe me komandantin e KFOR-it si dhe me trupat e Forcave të Armatosura Shqiptare, që shërbejnë në KFOR.
Kujtojmë që, dje Begaj u prit në takim nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani si dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti./21Media/