Lëvizjet e [ashtuquajtura të] njëanshme të Albin Kurti dhe papërgjegjësia e Bashkimit Evorpian nënshkrimi i së cilës qëndron mbi Marrëveshjen e Brukselit janë për t’u fajësuar për tensionet aktuale, tha kryeministrja serbe në largim, Ana Bërnabiç në televizionin Pink.
Në prillin e vitit tjetër, tha Bërnabiç, mbushen dhjetë vite që nga marrëveshja për bashkësinë e komunave me shumicë serbe, “ndërsa Kosova vazhdon të mos e implementojë atë”, transmeton “Reporteri.net”.
Marrëveshja për Asociacionit , sipas kryeministres serbe, “është shtylla kurrizore e të gjitha marrëveshjeve tjera”.
“BE nuk mund t’i detyrojë ata ta formojnë [Asociacionin], prandaj topin na e gjuajnë në oborrin tonë. Këtë vit, Kurti mohoi të drejtat njerëzore të serbëve – për të votuar dy herë – për referendum dhe për zgjedhje”, tha Bërnabiç.
Në lidhje me nevojën që Asociacioni të jetë në linjë me Kushtetutën e Kosovës, Bërnabiç e komentoi si “atëherë për çka kemi negociuar?”.
“Ku është kompromisi këtu”, tha ajo. “Për çfarë kemi negocuar dhe pse është Marrëveshje e Brukselit”.
“Po qe se është në pajtim me Kushtetutën e Kosovës, atëherë çdo gjë tjetër duhet të jetë në pajtim me Kushtetutën e Serbisë, sipas të cilës Kosova është provincë autonome”, thotë ajo duke iu referuar reliktave politike të së shkuarës së Kosovës nën okupimin serb.
“Merreni pra atë marrëveshje dhe hidheni poshtë, e na tregoni se sa shumë vlen nënshrkimi i BE-së”, tha ajo duke e akuzuar Brukselin.
Madje, kryeministrin kosovar e akuzoi se po i bje “borive të luftës” dhe se prapa saj “po fshehet si politikan”.
“Dhe simbas kësaj, ju e bëni luftën alibi për dështimet tuaja të tjera. Ne kemi shumë çfarë të humbasim, që nga 2014’a kemi qenë sitë e më sitë, kemi qenë buzë bankrutimit, nuk kemi pasur penzione me muaj, sepse dikush e udhëhoqi atë vend paraprakisht në atë mënyrë që i tërë progresi vëhet në pikëpyetje, dhe nëse ne s’e mbajmë paqen, çfarë do të humbasë Kurti, asgjë”, tha ajo.
Në një përgjigje me shkrim për televizionin N1, shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borell, ndonëse bëri thirrje për zbatimit e të gjitha marrëveshjeve të arritura në Bruksel, tha se BE-ja nuk posedon asnjë mekanizëm detyrues për palët që të shtrëngojë implementimin e tyre, referuar Asociacionit.