BotaLajme

BE po shqyrton përgjigjen e Teheranit për rinovimin e marrëveshjes për programin bërthamor të Iranit

Bashkimi Evropian sot kumtoi se është duke e analizuar përgjigjen e Teheranit ndaj versionit përfundimtar të draft-marrëveshjes për rinovimin e marrëveshjes së vitit 2015 për programin bërthamor të Iranit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan mbrëmë se tashmë e kanë informuar përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikën e jashtme të përbashkët, Zhozep Borell, për përgjigjen e tyre ndaj tekstit të draft-marrëveshjes të paraqitur më 8 gusht në Vjenë.

Zëdhënësi i Borrellit, i cili përndryshe koordinoi bisedimet për kthimin e Iranit dhe SHBA-së në marrëveshje, konfirmoi se mbrëmë vonë e kishin marrë qëndrimin e Teheranit për dokumentin.

“Ne po e studiojmë atë dhe po konsultohemi me pjesëmarrësit e tjerë në bisedime dhe me SHBA-në,” tha zëdhënësi.

Një marrëveshje eventuale mbi programin e diskutueshëm bërthamor të Iranit do të çonte në heqjen e sanksioneve të SHBA-së ndaj naftës iraniane, një mundësi që është ende në paralajmërim kontribuon në rënien e çmimeve të naftës në tregjet botërore.

Show More

Related Articles

Back to top button