Punonjësit në Mbretërinë e Bashkuar pësuan rënien më të madhe të fuqisë së tyre shpenzuese në më shumë se 20 vitet e fundit, teksa çmimet e produkteve vazhdojnë të rriten.
Pagat reale mesatare, ranë me 3 për qind midis prillit dhe qershorit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave nga Zyra për Statistikat Kombëtare të publikuara të martën.
E thënë më thjeshtë, në realitet pagat në fakt janë rritur deri në 5 përqind, por kriza dhe inflacioni që tejkalon përballimin e rritjes së çmimeve, nuk arrin që kjo rritje page të blejë ato mallra që bliheshin disa muaj më parë.
Kjo në dukje sjell atë efekt që duket si ulje pagash, por që në fakt është mos indeksim me rritjen e çmimeve.
Inflacioni, i cili u rrit në 9,4 për qind, niveli më i lartë në 40 vitet e fundit, bashkë me rritjen e çmimeve me një ritëm të shpejtë, sollën një situatë mjaft të rëndë për britanikët.
CNN shkruan se faturat mesatare vjetore të blerjeve për ushqime u rrit me 640 dollarë, ndërsa rritje kolosale pësoi fatura e energjisë me 2400 dollarë për këtë vit. “Kjo ka zhytur miliona britanikë në një krizë të kostos së jetesës, duke i detyruar të shumtë që të zgjedhin mes ngrohjes apo ushqimit”, nënvizon CNN./A2CNN/