LajmeRajon

17 deputetë braktisin Këshillin e mbështetësve të Bashës

Nisi me një orë vonesë dhe pa pjesën dërrmuese të deputetëve demokratë mbledhja e Këshillit Kombëtar të mbështetësve të Lulzim Bashës, të cilët miratuan ngritjen e Komisionit Zgjedhor që do administrojë procesin elektoral për kreun e ri të partisë në 29 Korrik.

Jemin Gjanës, si anëtari më i vjetër, i takoi ta hapë këtë mbledhje, i cili u mundua ta justifikojë vonesën me orarin jo fort të përshtashëm që caktoi Kryesia.

Me shifra, në ndihmë i erdhi Sekretari për Çështjet Ligjore.

Por kjo mbledhje që duhet të ishte bashkuese duket se thelloi edhe më tej hendekun mes demokratëve.

17 deputetë që përbëjnë edhe shumicën në grupimin “Bardhi” e bojkotuan këtë mbledhje me argumentin se është në shkelje flagrante të statutit dhe vetë rregullores së brendshme të miratuar në 15 Janar të vitit të kaluar nga Këshilli Kombëtar.

Teksa sot është afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave në garën për kreun e ri të PD-së, ende nuk është depozituar zyrtarisht një e tillë. Teksa 329 anëtarët e këshillit miratuan një rezolutë që mbështet nisjen e zgjedhjeve nga kryetari, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhit dhe 16 deputetët që e mbështesin, janë shprehur se nuk do të njohin asnjë proces që bie ndesh me statutin.

Show More

Related Articles

Back to top button