BotaLajme

Luftime të ashpra në rajonin e Donjeckut dhe Harkivit

Forcat ruse kanë bombarduar vendbanimet e civilëve në zonën e Harkivit, teksa po tentojnë të përparojnë në rajonin lindor të Donjeckut, tha më 17 gusht ushtria e Ukrainës.

Këto njoftime vijnë teksa Rusia ia ka lënë fajin sabotimit për shpërthimet në një nga bazat e saj ushtarake në Krimenë e aneksuar nga Moska, pasi ka pasur sugjerime nga Kievi se ai ishte përgjegjës për shpërthimet.

Shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës tha se forcat ruse kanë kryer sulme ajrore dhe të artilerisë pranë Stari Saltov dhe Mospanovoj në rajonin e Harkivit, duke shtuar se rusët po kryejnë ofensivë edhe në afërsi të Lebiazhit dhe Bazalivkas, zona ku po vazhdojnë luftimet.

Në Donjeck, trupat ruse kanë tentuar që të përparojnë afër Bogorodiçnit, por janë tërhequr, tha shtabi i ushtrisë ukrainase dhe shtoi se luftimet po vazhdojnë edhe pranë Mazanivkas dhe Novodmitrivkas.

Show More

Related Articles

Back to top button