Edhe pse nuk ka prova dhe fakte, ish-kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se në Bruksel këto ditë do të merren vendime për luftë apo paqe në Kosovë.
“Të gjitha subjektet politike në Serbi duhet të jenë të bashkuar në mbështetjen e tyre për presidentin Vuçiq në këto ditë kur praktikisht po merren vendime për luftë apo paqe në Kosovë”, ka thënë Daçiq.
Daçiq tha për Tanjug se në emër të tij dhe të Partisë Socialiste të Serbisë i jep mbështetje të plotë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në këto momente të vështira për vendin dhe popullin.
“Jam i sigurt se Aleksandar Vuçiq në mënyrën më të mirë të mundshme do ta ruajë paqen dhe do t’i mbrojë interesat tona shtetërore dhe kombëtare në takimet e ardhshme në Bruksel. Njëkohësisht u bëj thirrje përfaqësuesve të Bashkimit Evropian që të tregojnë qartë se Prishtina nuk respekton asnjë marrëveshje nga Brukseli, duke refuzuar formimin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe me vendimet e saj të njëanshme rrezikon rrezikshëm paqen”, tha ai./21Media/