LajmeRajon

Shqipëria vendos: Rreth 2 mijë mësues çdo vit në testim psiko-social, kush ngel s’do të jetë mësues

Rreth 2 mijë mësues të rinj cdo vit do i nënshtrohen testimit psiko-social nga një komisioni AD HOC i ngritur në çdo shkollë. Drejtoresha e politikave në Ministrinë e Sporteve, Zamira Gjini thotë se një rol të rëndësishëm në këtë komision merr punonjësi social dhe psikologu.

“Afërsisht rreth dy mijë mësues fillojnë punë në sistemin e ri pasi kanë kaluar dy konkurset Portali për Shqipërinë. Një nga masat të cilat kemi marrë ështe vlerësimi psiko-social i mësuesve në shkolla. Ky vlerësim do bëhet nga një komision AD HOC i përbërë nga punonjës të shërbimit social dhe punonjës të zyrës arsimore. Ky komision do të ngrihet në çdo shkollë.”

Por çfarë ndodh me një mësues i cili për një priudhë tre-mujore nuk kalon testimin psiko-social?

“Nëse komisioni do të vendosë që ky mësues nuk i plotëson kriteret, atëherë do fillojë procedurat administrative që këtë vit të ri do të zbatohet vlerësimi psiko-social.”

Ministria e Arsimit ka bërë gati edhe ndryshimet në projektligjin për arsimin parauniversitar ku ndalon të gjithë personat e dënuar që të ushtrojnë profesionin e mësuesit. Sipas Ministrisë së Arsimit, ky ndryshim i projektligjit është për të shmangur përsëritjen e ngjarjeve ku mësues të ndryshëm janë përfshirë në akte të dhunshme dhe të turpshme me nxënësit, shkruan tema.

Show More

Related Articles

Back to top button