Izraeli dhe Turqia kanë rivendosur plotësisht marrëdhëniet e tyre diplomatike, duke kthyer ambasadorët dhe konsujt në të dyja vendet pas përmirësimit të marrëdhënieve dypalëshe, sipas një njoftimi të zyrës së kryeministrit Yair Lapid, shkruan Reuters.
“Përmirësimi i marrëdhënieve do të kontribuojë në forcimin e lidhjeve midis dy popujve, zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike, tregtare dhe kulturore dhe forcimin e stabilitetit rajonal”, thuhet në një deklaratë të Zyrës së Kryeministrit izraelit.
Ndërkohë, Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu tha pas njoftimit të Izraelit se, pavarësisht rivendosjes së plotë të marrëdhënieve turko-izraelite, Turqia nuk do të braktisë kauzën palestineze.
Izraeli dhe Turqia tërhoqën në vitin 2018 ambasadorët pas vdekjes së 60 protestuesve palestinezë në Gaza.
/abcnews.al/