10 persona kanë pësuar lëndime trupore, tre nga të cilët në gjendje të rëndë pasi treni me të cilin po udhëtonin, u përfshi nga zjarri në Spanjë.
Sipas mediave lokale, zjarri pranë Bejis është ndezur si pasojë e erërave të forta.
Pasagjerët ishin në një shërbim nga Valencia në Zaragoza, kur treni ndaloi për shkak të zjarrit të madh.
Gjersa shoferi përgatitej të kthente trenin, disa thyen xhamat në përpjekje për të shpëtuar, ndërsa flakët afroheshin.
Disa nga ta pësuan djegie dhe një nga ta u transportua me helikopter në spital për trajtim në Valencia.
Në mesin e të lënduarve rëndë është edhe një 15 vjeçare./21Media/