Me rastin e ceremonisë qendrore për shënimin e Ditës së Armatës dhe 30-vjetorit jubilar, në kazermën “Ilinden” në Shkup, sot me fillim nga ora 10:00 do të bëhet qitje artilerie nderi me gjuajtjen e tre togave me gjashtë armë artilerie nga batalioni i artilerisë së Armatës.
Qitja artilerie nderi në kuadër të detyrimeve protokollare të Armatës për shënimin e festave është në përputhje me aktivitetet që po zhvillohen me rastin e 30-vjetorit të formimit të Armatës, informojnë nga Shtatmadhoria e Armatës.