BotaLajme

Shefi i OKB-së do të takohet me Zelenskyn dhe Erdoganin në Lviv

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe atë turk Rexhep Tayp Erdogan në qytetin ukrainas Lviv.

Në krye të agjendës së takimi janë diskutimet për eksportet e drithit dhe shqetësimet për termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.

Takimi trepalësh shënon diskutimin e parë personal të Erdoganit me Zelenskyn që kur Rusia filloi luftën e saj më 24 shkurt, megjithëse udhëheqësi turk është takuar dy herë me presidentin rus Vladimir Putin muajt e fundit.

Një zëdhënës i Guterres tha se shefi i OKB-së, Zelensky dhe Erdogan do të diskutojnë marrëveshjen e grurit, si dhe “nevojën për një zgjidhje politike të këtij konflikti”.

Të tre udhëheqësit do të mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi pas takimeve të tyre në Lviv.

Guterres, i cili mbërriti në Lviv të mërkurën pasdite, planifikon të premten të vizitojë portin e Detit të Zi të Odesa-s, ku eksportet e drithërave kanë rifilluar sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB-ja, që synon të lehtësojë një krizë të përkeqësuar globale të ushqimit.

Show More

Related Articles

Back to top button