BotaLajme

SHBA-ja dhe Tajvani do të nisin bisedimet dypalëshe tregtare

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do të fillojnë negociatat formale tregtare me Tajvanin, disa javë pas një vizite të diskutueshme të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi.

Rundi i parë i bisedimeve pritet të fillojë në “fillim të vjeshtës”, tha Zyra e Përfaqësuesit të Tregtisë së SHBA-së, raportoi BBC të enjten.

Diskutimi i tyre do të përfshijë bisedime mbi lehtësimin e tregtisë, tregtinë dixhitale dhe standardet kundër korrupsionit.

Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kinës kanë qenë gjithnjë e më të tensionuara pas vizitës së Pelosit në Tajvan.

Iniciativa SHBA-Tajvan për Tregtinë e Shekullit 21 u zbulua për herë të parë në qershor, me të dyja palët tani duke thënë se kishin “arritur konsensus mbi mandatin e negociatave”.

“Ne planifikojmë të ndjekim një plan ambicioz që do të ndihmojë në ndërtimin e një ekonomie më të drejtë, më të begatë dhe më elastike të shekullit të 21-të”, ka thënë zëvendëspërfaqësuesja e Tregtisë e Shteteve të Bashkuara, Sarah Bianchi, në një deklaratë.

Tregtia midis SHBA-së dhe Tajvanit ishte me vlerë rreth 106 miliardë dollarë në vitin 2020.

Njoftimi vjen pasi Kina nisi stërvitjet e saj më të mëdha ushtarake ndonjëherë rreth Tajvanit pas vizitës së Pelosit në fillim të gushtit.

Pekini e sheh ishullin vetëqeverisës si territorin e tij që duhet të bashkohet me kontinentin. Megjithatë, Tajvani është një ishull i vetëqeverisur që e sheh veten të dallueshëm nga kontinenti.

© KOHA.

Show More

Related Articles

Back to top button