LajmeMaqedoni

50 kërkesa për vlerësim të dëmeve pas motit të ligë në Negotinë

Negotinë, 18 gusht – Janë shtruar mbi 50 kërkesa për vlerësimin e dëmeve pas motit të lig që e kaploi Negotinën të martën pasdite, informojnë nga vetëqeverisja lokale e Negotinës.

“Mot i tmerrshëm i lig që e kaploi komunën tonë shkaktoi dëme të mëdha dhe serioze në objekte, infrastrukturë, sipërfaqe bujqësore. Me qëllim të përcaktimit më të detajuar të gjendjen faktike në terren dhe dëmet e shkaktuara, komuna e Negotinës formoi komision për vlerësimin e dëmeve që punon në terren”, kumtojnë nga Vetëqeverisja Lokale Negotinë.

Në motin e lig të shoqëruar me erë të fuqishme dhe shi, pësuan më shumë çati prej shtëpive familjare në qytet dhe fshatin Timjanik.

Show More

Related Articles

Back to top button