Një tjetër anije që transportonte drithëra është nisur nga porti Chornomorsk i Ukrainës, tha ministria e mbrojtjes së Turqisë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të anijeve që do të largohen nga portet e Detit të Zi të Ukrainës sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB për eksportin e grurit në 25, shkruan Al jazeera.
Anija I Maria ishte e ngarkuar me misër, tha Turqia duke shtuar se katër anije të tjera do të mbërrijnë në portet e Ukrainës për t’u ngarkuar me grurë.
/abcnews.al/