Shtatë persona kanë vdekur dhe 20 janë lënduar nga një sulm raketor rus në një ndërtesë banimi në qytetin e Kharkivit në orët e para të së enjten, kanë bërë të ditur zyrtarët ukrainas.
Shërbimet e emergjencës kanë thënë se u janë dashur deri në tri orë për ta vënë zjarrin nën kontroll në Saltivka, shkruan CNN-i të enjten.
“Nuk ka justifikim për këtë lloj sulmi në Saltivka, ndërtesë banimi. Ky nuk ishte cak ushtarak. Ky është akt i gjenocidit”, ka thënë kryetari i Kharkivit, Ihor Terekhov në Telegram.
Sipas raporteve zyrtare, së paku katër raketa kanë rënë në qytet në orët e para të së enjtes. Një nga to ka goditur distriktin e Slobidskyt, duke vrarë një person dhe duke lënë të lënduar 18.
© KOHA