LajmeMaqedoni

Subvencione deri 3 100 denarë për bagëti, 800 denarë për bleta

Ka filluar pagesa e subvencioneve për familjarët e gjedheve të shënuara dhe për bletarët. Siç informojnë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU), deri më tani janë paguar 329.512.000 denarë subvencione për kokë gjedhe të shënuara në regjistrin e fermave të gjedheve për rreth 9.700 përfitues, raporton MIA.

“Shuma e pagesave direkte për bagëti arrin 2.800 denarë për kokë, gjegjësisht 3.100 denarë për kokë për ekonomitë bujqësore me numër të paraqitur për mbështetje financiare nga minimumi 10 deri në maksimum 50 kokë gjedhë”, saktësojnë nga MBPEU.

Përkujtojnë se është bërë edhe pagesa e ndihmës financiare për familjet e bletëve në vlerë prej 210 milionë denarëve për 5.877 bletarë të cilët posedojnë së paku 35 familje të regjistruara të bletëve.

“Vlera e pagesave direkte për familjet e bletëve është 600 denarë për familje bletësh, gjegjësisht 800 denarë për ato ekonomi bujqësore me numër të raportuar të familjeve të bletëve për mbështetje financiare nga minimumi 50 deri në maksimum 100 familje bletësh”, thonë nga MBPEU.

Show More

Related Articles

Back to top button