BotaLajme

Eurodeputeti bullgar i kërkoi KE-së të ndalojë ekstradimet e qytetarëve rus nga BE-ja në Rusi që shprehen kundër luftës në Ukrainë

Eurodeputeti bullgar Radan Kanev (EPP) bëri thirrje të mërkurën (17 gusht) që Komisioni Evropian të lëshojë rekomandim të qartë për vendet anëtare të BE-së që të ndalojnë të gjitha procedurat për ekstradimin e shtetasve rusë nga BE në Rusi, transmeton Euractiv.

Kjo lëvizje ka për qëllim të parandalojë ekstradimin në Rusi të Alexei Alchin, shtetas rus që dogji pasaportën e tij në Bullgari në shenjë proteste kundër luftës në Ukrainë. Ai ka të ngjarë të ekstradohet në vendin e tij të origjinës pas vendimit të një gjykate bullgare.

“Të gjitha garancitë e dhëna nga Federata Ruse për çështjet e të drejtave të njeriut nuk janë gjë tjetër veçse deklarata boshe, dhe çdo qytetar rus që merr pjesë në aktivitete të hapura kundër luftës dhe opozitës, jo vetëm që rrezikohet nga tortura, poshtërimi dhe trajtimi çnjerëzor, por edhe kërcënohet me një dënim efektiv, nëse jo zyrtarisht i shpallur, me vdekje”, shkruan Kanev në një letër drejtuar presidentes së Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Eurodeputeti i bëri thirrje Komisionit të lëshojë rekomandim të qartë për që të gjitha shtetet anëtare të pezullojnë të gjitha procedurat e ekstradimit në pritje dhe në të ardhmen për qytetarët e Rusisë, veçanërisht në rastet kur këta qytetarë kundërshtojnë regjimin në Kremlin.

Nisma tani po mbledh nënshkrime mes eurodeputetëve.

Rusia kërkoi që Alchin të ekstradohej në atdheun e tij në lidhje me një hetim për mashtrim tatimor. Alchin dhe gruaja e tij, Olga Gyurova, janë të bindur se kërkesa ruse është e motivuar politikisht.

Faqja e internetit OFFNews citoi një letër nga Ministria e Drejtësisë drejtuar Prokurorisë se dokumentet për ekstradimin e Alchin ishin sjellë “personalisht në dorë” nga një punonjës i Ambasadës ruse.

Qytetarët organizuan të martën një protestë para ndërtesës së Gjykatës kundër vendimit të ekstradimit. Ata mbanin postera, ku shkruhej: “Kjo nuk është Moska”, “Alçini i lirë” dhe “Liri për Alexei Alchin!” Turp për ju – gjyqtarë, prokurorë, shërbëtorë të Kremlinit.

Për më tepër, anëtarët e publikut dhe gazetarët i dërguan  letër të hapur presidentit Rumen Radev, në të cilën paralajmërojnë se ekstradimi i Alchin “do të jetë goditje e rëndë për autoritetin e Bullgarisë në botën demokratike”.

Show More

Related Articles

Back to top button