Të hënën, presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një dekret për ringjalljen e çmimit “Nëna Heroinë” e kohës sovjetike për gratë me më shumë se 10 fëmijë, në një përpjekje për të lehtësuar krizën demografike në Rusi.
Fillimisht, çmimi u prezantua nga Joseph Stain pas Luftës së Dytë Botërore.
Çmimi pushoi së ekzistuari me rënien e Bashkimit Sovjetik në 1991.
Një pagesë prej 1 milion rubla (16,500 dollarë) do t’u jepet nënave ruse sapo fëmija i 10-të të mbushë një vjeç, nëse të 10-të kanë mbijetuar, shkruan CNN-i të enjten.
Sipas statistikave të fundit të Rosstatit të publikuara këtë verë, popullsia e Rusisë u tkurr mesatarisht me 86,000 njerëz në muaj midis janarit dhe majit, një rekord.
Përveç kësaj, Rusia është duke pësuar humbje të mëdha në mesin e trupave në Ukrainë, por numri i vërtetë i viktimave nuk është bërë i ditur.
Në një përpjekje për të lehtësuar krizën e popullsisë në Rusi, Kremlini është fokusuar gjithashtu në promovimin e vlerave tradicionale.
© KOHA.