GostivarLajme

Drejtuesi i Lobit Shqiptaro-Amerikan, Bruno Ceka donacion për Spitalin e Gostivarit. Xhaferi e faleminderon

Humanisti mbarëkombëtarë dhe koordinatori i Lobit Shqiptaro-Amerikan Bruno Ceka ka vizuatuar qytetin e Gostivarit, me ç’rast, ke sjellur donacion për Spitalin. Bëhet fjalë për një donacion me 200 sete me mbulesa për krevate, donacion ky më se i nevojshëm për nevojat e Spitalit.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i degës së BDI në Gostivar, Valdet Xhaferi.

“Me donacionin për Spitalin e Gostivarit por edhe me vizitën e tij në qytetin tonë, na nderoi humanisti mbarëkombëtarë dhe koordinatori i Lobit Shqiptaro-Amerikan z. Bruno Ceka. Spitali i Gostivarit, fal angazhimit të tij, fitoi një donacion me 200 sete me mbulesa për krevate, donacion ky më se i nevojshëm për nevojat e Spitalit.

Bruno Ceka është një aktivist i dalluar në Amerikë dhe drejton organizatën e avokimit të interesave të shqiptarëve në Washington. Faleminderit nga zemra për kujdesin e treguar për qytetarët e Gostivarit”, shprehet Valdet Xhaferi.

Kujtojmë që Ceka ka qenë ish-lojtar dhe kapiten i gjeneratës së parë të KF Shkëndija të vitit 1979, gjeneratë kjo e artë që vuri themelet e klubit tetovar në ato kohëra të vështira

Show More

Related Articles

Back to top button