BotaLajme

Turqia dhe Izraeli vendosin reciprokisht të emërojnë ambasadorët e tyre në shtetet përkatëse

Izraeli dhe Turqia do të rivendosin raportet e plota diplomatike dhe do të dërgojnë ambasadorët e tyre në shtetet përkatëse, për herë të parë pas shumë vitesh.

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë Mevlut Çavuşoğlu, njoftoi se kanë vendosur të emërojnë ambasador në Tel Aviv në kuadër të vendimit të reciprocitetit midis dy vendeve.

Çavuşoğlu foli në një konferencë të përbashkët për media pas takimit që zhvilloi në Ankara me homologun e tij të Kirgistanit, Jeenbek Kulubaev.

“Me formimin e qeverisë së re në Izrael dhe me zgjedhjen e presidentit Isaac Herzog me Izraelin ka filluar një proces dialogu” u shpreh Çavuşoğlu, i shtoi më tej se “Procesi vazhdoi me vizitën e Herzog në Turqi dhe më pas me vizitën time në Izrael si dhe me vizitën në Ankara të kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm Yair Lapid”.- tha ai. 

Ministri i Jashtëm bëri të ditur se mes dy vendeve është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e aviacionit. Kryediplomati turk theksoi se në muajin shtator do të mbahet takimi i Komisionit të Përbashkët Ekonomik.

Show More

Related Articles

Back to top button
Globi.mk