Në prag të zgjedhjeve të parakohëshme për Këshillin e ri të Komunës së Tetovës, që do të mbahen me 20 gusht, Lëvizja Besa thellon epërsinë ndaj BDI-së, shkruan portali Fol.mk, duke u thirrur në rezultatet e sondazhit të realizuar nga Qendra për Hulumtime dhe Komunikim Politik (CRPC).
Duke iu referuar sondazhit, Besa e drejtuar nga Bilall Kasami, për dallim nga sondazhi i kaluar i para dy javëve, duket sikur ka shtuar epërsinë kundrejt BDI-se.
Nëse ne sondazhin e kaluar dallimi ishte vetëm 1,2%, kësaj rradhe mbeshteja për BESËN është ngritur në 2,35%.
Në pyetjen e sondazhit të CRPC- Për cilën listë të kandidatëve partiak , apo listave të nismave qyrtetare do të votoni me 20 gusht, 19,4 % e qytetarëve janë përgjigjur se do të votonin listën e kanditarëve për këshilltarë të Lëvizjes Besa, kurse rreth 2,35 % më pak për listën e këshilltarëve të BDI-së, ose shprehur në përqindje për listën e BDI-së do të kishin votar 17,7% e të anketuarve.
Në kampin politik maqedonas, ashtu edhe si ne sondazhin e kaluar VMRO-DPMNE është ne avantazh ndaj LSDM, megjithëse ka regjistruar një rrënie të lehtë, mbase si rezultat i ngritjes së të majtës (LEVICËS) së Apasievit.
Për VMRO-DPMNE, mbështetjen e tyre në matjen më të re të CRPC e kanë dhënë 9,4% e te anketuarve nga gjithsejtë 350 ,kurse per LSDM, votën er tyre e kanë dhënë 7,75% e të anketuarve.
Për të majtën ka votuar 4,95%e të anketuarve
Sa u përket partive tjera që garojnë me listat e tyre për Keshillin e ri të Komunës, Aleanca për Shqiptarët ka shënuar rritje prej rreth 1 % nga matja e kaluar, kurse dy partitë tjera PDSH dhe Alternativa kanë regjistruar rrënie. Po ashtu edhe lista qytetare “Me mirë për Tetovën” ka shënuar rrënie të lehtë krahasuar me sondazhin paraprak.
Per ASH , votën er tyre er kanë dhënë 3,75% e të anketuarve, kurse për PDSH dhe Alternativen 1,65%, respektivisht,1,45%.
Ndërkaq, për listen qytetare “Me mirë për Tetovën”, mbështetjen e tyre e kanë dhënë 5,55% e numrit të përgjithshëm të te anketuarve.
Përndryshe sondazhi është realizuar nga data 1 deri me 12 gusht, ku të intervistuar kanë qenë 350 qytetarë të rastesishëm të rajonit të Komunës së Tetovës.
Gjatë hulumtimit vëmendje e veçantë i është kushtuar strukturës demografike të popullsisë, gjinisë, moshës, nivelit të arsimimit, statusit të punës dhe përkatësisë etnike.
shih gafikonin :