Banka Qendrore e Turqisë ka tronditur të enjten tregjet duke ulur normën kryesore të interesit, pavarësisht se inflacioni është në nivelin më të lartë në 24 vjetët e fundit.
“Çmenduri – me një inflacion në rritje prej 80 për qind, dhe të cilit nuk po i shihet fundit”, ka thënë ekonomisti, Timothy Ash për agjencinë e lajmeve AFP.
“Nuk mendoj se dikush e ka pritur këtë”. Lira turke ka humbur një për qind të vlerës së saj kundrejt dollarit, pak pasi është bërë i ditur vendimi.
Vendimi i autoriteteve bankare turke nuk është në linjë me qasjen e shumë bankave në shtetet tjera, të cilat po tentojnë të luftojnë rritjen e çmimeve të konsumatorëve, si pasojë e luftës së Rusisë në Ukrainë.