BotaLajme

Izraeli sulmon me raketa Sirinë, shpërthimet pranë aeroportit lanë të vdekur tre persona

Një sulm ajror izraelit nga Lartësitë e Golanit, që synonte pjesët jugore të kryeqytetit sirian Damask, vrau tre persona.

Më herët, televizioni shtetëror raportoi se mbrojtja ajrore siriane rrëzoi disa raketa mbi fshatin përreth Damaskut.

Radio proqeveritare Cham FM raporton se sulmi izraelit shkaktoi një zjarr pranë Aeroportit Ndërkombëtar në Damask, për shkak të të cilit fluturimet u vonuan.

Javën e kaluar pesë persona u vranë gjatë sulmit të fundit izraelit në qytetin sirian, Mashaf.

Ndryshe, Izraeli ka shtuar sulmet ndaj objektivave në Siri, ku forcat e mbështetura nga Teherani, përfshirë Hezbollahun libanez, po vazhdojnë ta ndihmojnë presidentin sirian, Bashar al-Assad në luftën civile siriane të vitit 2011.

Show More

Related Articles

Back to top button