Një stuhi e fuqishme goditi zona në Evropën Qendrore dhe Jugore, gjatë së cilës vdiqën 13 persona, duke përfshirë tre fëmijë. Vdekje, kryesisht nga pemët e rrëzuara, janë raportuar në Itali, Austri dhe ishullin francez të Korsikës, transmeton Portalb.mk.
Shiu i dendur dhe era shkatërruan kampingjet në Korsikë, ndërsa në Venecia u dëmtua kambanorja e Bazilikës së njohur të Shën Markut.
Stuhia e fortë pasoi javë të tëra thatësire dhe nxehtësie në pjesën më të madhe të kontinentit.
Në Korsikë janë regjistruar erëra me shpejtësi 224 kilometra në orë. Autoritetet thonë se një vajzë 13-vjeçare vdiq pasi një pemë ra në një kamp. Në një incident të ngjashëm, mbeti i vrarë edhe një grua e moshuar, pasi një çati e shkëputur i ra makinës.
Ministri i Brendshëm Gerald Darmanan vizitoi Korsikën dhe konfirmoi se gjashtë persona kishin vdekur.
Në Austri, dy vajza u vranë nga një dru që u rrëzuar pranë një liqeni në Carinthia. Gjithsej pesë persona kanë humbur jetën në Austri si pasojë e stuhisë dhe një në Itali.